Big Brother Vip 2-Arbana Osmani jep detaje të reja

Arbana Osmani ka folur së fundmi në lidhje me nisjen e reality-showt “Big Brother Vip.”
Teksa ishte në premierën e filmit “Sofia”, ajo u pyet nga “Telegrafi” se kur do të nisë sezoni i dytë i “Big Brother Vip.”

“Big Brother Vip” do të nisë shumë shpejt dhe nuk ju them dot më shumë sepse e kemi surprizë nisjen. Mund të jetë në dhjetor mund të jetë…”– u përgjigj Arbana Osmani, pa dhënë më shumë detaje.
Arbana Osmani, njëherësh partnerja e regjisorit Grishaj, pati edhe një rol në filmin e këtij të fundit.

Në lidhje me këtë ajo tha:
“Ka qenë një proces i gjatë ky film ka qenë një rrugëtim i bukur por edhe i vështirë në disa momente dhe jam shumë krenare që jemi më në fund përpara publikut me këtë film që është 100 për qind filmi i Edit. Nuk mund të isha më e lumtur se kaq”

Regjisori Eduart Grishaj ishte i ftuar më herët në një intervistë, ku ka zbuluar se nuk është aspak e lehtë të punosh me Arbana Osmanin. Kjo e fundit do jetë aktore në filmin e ri të regjisorit, të quajtur “Sofia.”
“Nuk ishte e lehtë fare për të punuar me Arbanën, sepse nga prezantimi në aktrim ajo mendoi se ishte e thjeshtë, por nuk është edhe aq. Është e vështirë të kesh Arbanën aktore, sepse bën shumë dubla”- tha Grishaj, i ftuar në “Euronews.”
Sa i përket rolit të moderatores, Eduarti tha se Arbana do të ketë rolin e saj në emisionin “Dua të të bëj të Lumtur”, ndërsa shtoi se partnerja e tij është kritikja më e madhe.

“Arbana luan veten e saj në emisionin e vet. Çfarë nuk i thosha dhe çfarë nuk më thoshte. Njeriu më i afërt që kam është Arbana, e cila më ka kritikuar më shumë. Ato që më ka thënë i kam rregulluar”– tregoi Eduarti.