Big Brother VIP Albania Kur Fillon

big-brother-vip-albania-kur-fillonBig Brother VIP Albania Kur Fillon? BBVA do të nis transmetimin diku ne dhjetor në Prime time në Top Channel me moderator, Arbana Osmanin.

Televizioni ka shtuar në listë e programacionit, “Big Brother VIP Albania” dhe orari mbetet i njëjtë, ora 21:00.

Edicioni i parë shqiptar i reality show ka protagonist fytyra të njohura të skenës shqiptare.

Ndërkohë këtë vit, Arbana Osmani ka bërë të ditur se çmimi i dhuruar do të jetë jo më pak e as më shumë se sa 100 mijë euro të plota.

Shtëpia ku ata do të banojnë do të jetë tejet luksoze me hapësirë mbi 1500 metra katrorë, ku banorët VIP do të qëndrojnë për mbi 100 ditë.

Producentja e reality show-t “Big Brother Vip”, Lori Hoxha ka treguar se kur pritet të nisë programi që gozhdoi të gjithë shqiptarët para ekranit në sezonin e tij të parë që u mbyll në muajin shkurt.

E pyetur nga ndjekësit e saj në rrjetin social “Instagram” Big Brother VIP Albania Kur Fillon, Lori Hoxha thotë se BBV2 do të nisë në fund të muajit dhjetor, direkt pas përfundimit të Fifa World Cup 2022.

“Në fund të dhjetorit, direkt pas përfundimit të Fifa World Cup 2022 që do të pushtojë ekranin gjithë nëntorin dhe shumicën e dhjetorit dhe do të ketë hapësirën e dedikuar në Top Channel si gjithmonë”.

Lori pohon se deri në nisje të BBV2, programacioni ditor dhe ai prime do të jenë “lart” si gjithmonë, tërheqës, argëtues dhe edukues.

“Por deri atëherë programacioni ditor dhe ai prime do të jetë “on top”, ndaj dhe nuk do e ndjeni shumë mungesën”, shkruan mëtej Lori.

Me producente Sara dhe Lori Hoxha, Big Brother Vip 1 ishte programi që theu çdo rekord shikueshmërie me audiencën televizive, youtube apo rrjete të tjera sociale. Edhe sezoni i dytë premton surpriza, por deri atëherë na mbetet të presim…